Saturday, December 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Eugena Tomini shpjegon pse nuk u testuan mësuesit dhe si do veprohet me nxënësit pozitivë

by mapo.al
09/09/2020
in Aktualitet, Sociale
0

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se, nuk është kryer testimi i mësuesve në prag të nisjes së vitit shkollor për shkak se ky testim mund të kryhet vetëm për efekt studimi dhe jo për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Nuk kemi ndjekur një strategji të depistimit masiv, kemi ndjekur një strategji ndjekje dhe gjurmim të kontakteve. Nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit, 48 orë më pas një pjesë e tyre mund të shfaqnin shenja. Testimi është për efekt studimi dhe jo vijueshmërie. Nuk është element vlerësimi dhe kapjes në kohë të rastit”, tha Tomini në Ilva Now, Euronews Albania.



Epidemiologia foli më tej dhe për mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të identifikohen raste pozitive në klasa.

“Do të izolohen nxënësit që kanë pasur kontakt, jo e gjithë klasa. Nxënës të bankës para, pas dhe anash. Nëse kemi më shumë se një nxënës do të izolohet e gjithë klasa dhe do të monitorohen për dy javë”, theksoi Tomini.

Sa i takon ankesave për kryerjen e tamponit, Tomini tha se, për personat me shenja klinike duhet t’i kryejnë analizat në laboratorë publikë, ndërsa vetëm për efekt dokumentacioni kryhen në laboratorë privatë.

Në rastet kur kryerja e testimit për efekt dokumentacioni del pozitiv, atëherë ky test konfirmohet dhe nga ana e ISHP. Epidemiologia tha se, gjithsesi ka një nivel të lartë rezultati fals në rastet pozitive dhe kjo arrin deri në 25-28%. Kurse sa i takon rezultateve negative false, kjo përqindje është shumë e ulët.

“Tamponi për arsye klinike kryhet pranë strukturave shtetërore, për dokumentacion i drejtohen laboratorëve jo publikë. Nëse rezulton pozitiv në mënyrë aksidentale kur nuk ka simptoma kjo gjë konfirmohet nga ISHP. Në varësi individuale mund të shkosh të interesohesh por jo me shenja klinike, pasi këto raste vijnë në ISHP”, u shpreh mjekja.

Tags: Eugena Tomini

JU SUGJEROJME

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË
Shqipëria

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË

14/04/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post

Horoskopi i ditës - Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In