Është promovuar sot libri me shkrime publicistike të Eugjen Merlikës. “Demokratura shqiptare” , në vështrimin e një të mërguari. Ky libër i cili vjen në logon e shtëpisë botuese “UET Press” ështё njё përmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e përsiatjet vetjake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipërisë tё cilёn, autori edhe pse fizikisht jashtë vendit e ka ndjekur si të kish jetuar këtu.
A nuk ёshtё tipar i demokraturёs qenёsia e njё klase politike, nё tё cilёn janё tё pranishёm elementё tё krimit nё tё gjitha format e veta e qё, nё eksponentёt e saj kryesorё, e kanё kthyer politikёn nё profesion, nё vend qё tё ishte njё mision nё shёrbim tё çёshtjes sё madhe tё Atdheut ? A mund tё quhet demokraci njё sistem politik, nё tё cilin votat dhe rezultatet e tyre tjetёrsohen nё dobi t’atyre qё qeverisin apo janё nё gjendje t’i blejnё ato? A mund tё quhet demokratik njё vend nё tё cilin njihet vetёm formalisht pavarёsia e pushteteve dhe institucioneve jo politikё, mbasi gjithshka pёrqёndrohet nё duart e atyre qё”fitojnё” zgjedhjet e tjetёrsuara? Ҫfarё emri mund t’i vemё njё shteti qё, nё çdo ndёrrim pushteti qendror, do tё zёvendёsojё tё gjithё zyrtarёt e tё gjithё niveleve e profileve, duke bёrё tё jetojnё nё ankthin e mbijetesёs mijëra njerёz?
Këto janë pyetjet që parashtrohen në librin e Eugjen Merlikës “Demokratura shqiptare”, i cili u promovua sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
Ky libër i cili vjen në logon e shtëpisë botuese “UET Press” ështё njё përmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e përsiatjet vetjake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipërisë tё cilёn, autori edhe pse fizikisht jashtë vendit e ka ndjekur si të kish jetuar këtu.
Ky vëllim është i treti për Merlikën pas botimeve “Përsiatje” dhe “Elegji për brezin tim”.
“Si tё gjithё ata shqiptarё qё dolёn nga njё pёrndjekje 45 vjeçare e regjimit komunist edhe unë shpresova e mendova se ndryshimi i sistemit shoqёror, nga njё diktaturё e hekurt nё njё demokraci, sado e brishtё tё ishte, pёrbёnte njё kthesё tё madhe, historike, nё planin e pёrgjithshёm kombёtar e n’atё vetiak e familjar. Nё tё parin ndryshimet, edhe se epokale nё saj tё shembjes sё komunizmit si njё sistem shtypёs nё gjithё pjesёn lindore t’Evropёs, nuk patёn ritmet e pritshme, duke u luhatur mes “njё bote qё nuk donte tё vdiste e njё tjetre e pafuqishme tё lindёte”. Nё planin e dytё, atё familiar e vetiak, e vetmja mёnyrё pёr t’u larguar nga Grabiani i Lushnjes, vendi i internimit tё familjes nё dhjetёvjeçarin e fundit, qe largimi pёr nё Itali, Vendi i lindjes sё nёnёs sime. Aty filloi njё tjetёr jetё vёshtirёsish e pune tё lodhёshme, por me kёnaqёsinё pёr tё parё si shpёrblim mbas shumё viteve tre bijtё e bijat tё diplomuar e tё sistemuar me punё.”- tha Merlika për të pranishmit.
I pranishëm në ceremoninë promovuese ishte edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, i cili tha se ky libër ka interes për lexuesin, duke u nisur edhe nga historia e vuajtjes afro 50 vjeçare që ka kaluar familja e Merlikës. “Jeton jashtë e si të gjithë emigrantët punon dhe nuk ka ndonjë pasuri, e megjithatë e gjen kohën në kushtet e migracionit të nxjerrë dhe të botojë 11 vëllime të gjyshit të tij, një pjesë e mirë e të cilave janë dokumente të dorës së parë, për periudhën nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në luftërat botërore. Ka shkruar ndërkohë dhe vete, por ndryshe nga të tjerët që janë jashtë, ngaqë vjen shpesh për të marrë materiale për të punuar e njeh edhe jetën këtu, nuk merret të japë mësim si duhet të bëjmë ne këtu, por jep impresione dhe vërejtje që mund ketë dhe është mjaft i përmbajtur i saktë dhe mundohet të jetë i sinqertë në mendimet e tij.”- tha Meksi
Sipas drejtoreshës së botimeve “UET Press” Merlika nuk është vetëm një vëzhgues, por dhe një këshillues i politikës, orientues duke parashtruar forma sesi mund të tejkalohet kriza. “Pavarësisht një zhgënjimi që nuk e fsheh në pjesën më të madhe të shkrimeve, ai vazhdon të besojë se demokracia e ëndërruar do të vijë vetëm atëherë kur të mos ekzistojë demokratura.
Një formë e vendeve me stabilitet të brishtë, Shqipëria përtej Adriatikut projektohet e tëra një demokraturë e trishtë në tryezën e punës së Eugjenit e ai s’mund të gjejë term tjetër për të përkufizuar shqetësimin e tij të brendshëm.”- ka thënë Bardhyli.
Për librin e Merlikës folën edhe gazetaren Admirina Peçi dhe Leonora Laçi. Sipas Laçit
disa nga shkrimet e Merlikës janë profetike, analiza të thukta pa ngjyrime emocionale, objektiv dhe pa i thurur elozhe. “Këto shkrime na paraqesin një tablo të jetës politike kryesisht, të dështimeve e sukseseve të saj. Ku politika shqiptare shpesh paraqitet e zymtë, zgjedhjet apo zgjidhjet që politikanët shqiptarë kanë bërë shpesh kanë qenë të gabuara, dritëshkurtëra, kapërcimet nga njëri krah në tjetrin ngjajnë si krah të një trupi të vetëm që nuk ndryshojnë shumë, përbaltojse idealesh kombëtare, politikë e destinuar për të dështuar.”
Sipas autorit Demokratura e ka kthyer Shqipёrinё nё njё shtet pa asnjё strategji tё dobishme ekonomike, e cila duhet tё vlerёsojё e nxisё punёn e pёrditёshme tё punonjёsve nё degёt e ndryshme tё ekonomisё, kryesisht tё bujqёsisё. Nё gjithё kёta vite tё pas komunizmit, me pёrjashtim tё ndёrtimeve, edhe ata shpesh pa kriteret e duhur, ekonomia nuk ka pasur njё strategji nё pёrputhje me mundёsitё potenciale tё Vendit.