UEFA ka marrë 19,3 milionë kërkesa për bileta për Kampionatin Evropian të vitit 2020 vetëm gjatë fazës së parë të shitjes së biletave, duke thyer rekordin e kësaj faze të Euro 2016.
Rreth 1,5 milionë bileta dolën në shitje për publikun e gjerë nga 12 qershori deri në 12 korrik. UEFA tha se 1,9 milionë bileta u kërkuan për finalen e madhe që do të zhvillohet në stadiumin Uembli, në 12 korrik 2020.
Euro 2020 do të luhet në 12 qytete evropiane për herë të parë në histori.
Faza tjetër e shitjes së biletave do të nisë në dhjetor dhe do të jenë 1 milion bileta në shitje për fansat e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion./A2