Aktualitet

EURO 2020, Danimarka dhe Anglia ëndërrojnë finalen, sonte luhet për gjithçka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 07/07/21 |
mapo.al

Sot do të mësojmë edhe finalistin e dytë të Kampionatit Europian të futbollit. Në Wembley do të përballet “hirushja” e ketij eventi, Danimarka që nisi një rrugëtim tepër të vështirë pas dramës Eriksen, dhe Anglia që për herë të parë do të kërkojë një finale të tillë.






Kujtojmë që Danimarka e ka fituar në 1992 Kampionatin Europian ndersa Anglia ende nuk e ka bërë sefte dhe do të ketë fatin e madh që mbi 50% e tifozëve të pranishëm do tê bëjnë tifo për skuadren e tyre.


Historiku i përballjeve mes ketyre dy ekipeve flet gjithmonë për “Tre Luanët” të cilët dominojnë me fitore por në ’92 kur dhe Danimarka fitoi Europianin, keto dy skuadra u ndeshën në Grup dhe ndeshja përfundoi 0-0.







Në dy përballjet e fundit, në 2020 në ndeshjet e Nations League, Danimarka ja ka bërê të vështirë Anglisë, ku pikërisht në Wembley ku do të luajnë këto ekipe, nordikët fituan 1-0 me gol të Eriksen ndërsa sfida në Danimarkë përfundoi 0-0.



Pra nuk do të jetë e lehtë për asnjë dhe Harry Kane që u clirua me golat e shenuar në dy ndeshjet e fundit nuk do të dojë të ndalet e gjithashtu as Danimarka që vijon të jetë shumë e karikuar psikologjikisht dhe do të luajë sërish për Christian Eriksen.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas