fbpx

Sport

Euro 2020/ Edy Reja flet për objektivat dhe lojtarët






               Publikuar në : 11:35 - 28/05/19 |
mapo.al

Pak minuta më parë është bërë publike lista e lojtarëve që do të grumbullohen nga trajneri Edy Reja për 2 sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Reja ka befasuar me disa përzgjedhje dhe vërehet rikthimi i Lenjanit dhe Cikalleshit.

Reja kërkon nga lojtarët të besojnë se Shqipëria mund të kualifikohet sërish në europian:


“Objektivi mbetet i njëjtë, të arrijmë europianin, por jo të gjithë mund t’ia dalin. Objektivi ynë është të fillojmë të besojmë se mund t’ia dalim. Kush vjen këtu duhet të jetë i bindur se mund t’ia dalim. Shpresoj të kemi një skuadër agresive por mbi të gjitha të kemi një skuadër të ekuilibruar në repartin defensiv. Në këtë pikë duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik. E rëndësishme është që të gjithë të japing maksimumin pasi është nder për çdo lojtar të jetë pjesë e kombëtares. Për sa i përket pjesës mbrojtëse, nuk e kam menduar akoma nëse do të luajmë me 3 apo 4, por do të shohim. Do ta kuptojmë më mirë pasi të luajmë sfidën e parë me Islandën.”



Pyetjes së gazetarit nëse janë apo jo të lodhur lojtarët, duke qenë se është fund sezoni, Reja është përgjigjur:

“Atëherë unë do shkoj dhe do i pyes nëse janë apo jo të lodhur, por duhet të kemi parasysh që lojtarët që ndihen të lodhur nuk do jenë pjesë e formacionit. Ne duam lojtarë që në fushë të japin maksimumin. Ne duhet të merremi shumë dhe të rregullojmë pjesën e mbrojtjes. Për sa i përket Gjimshitit, ai nuk është i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore”.


Etiketa: , ,

Pas