fbpx

Sport

Euro 2020/ Fiton Spanja dhe Italia, ngec Greqia me Suedinë





               Publikuar në : 22:51 - 08/09/19 |
mapo.al

Kanë përfunduar edhe sfidat e mbetura të ditës së sotme (8 shtator) të zhvilluara në orën 20:45, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.


Në grupin F, Spanja ka mundur me lehtësi Ishujt Faroe (4-0), duke u renditur në vendin e parë me 18 pikë pas 6 ndeshjeve. Loja u dominua totalisht nga spanjollët ku në minutën e 13’ Rodrigo zhbllokoi shifrat. Ishte përsëri ai që në pjesën e dytë në minutën 50’ do të dyfishonte rezultatin. Edhe për Alcacer do të ishte e rezervuar një dopietë, pasi shënoi në minutën e 90’ dhe në atë 90+.



Suedia nuk mori më shumë se një barazim në shtëpinë e saj kundrejt fqinjëve skandinavë të Norvegjisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por vendasit barazuan në minutën e 60’ me Forsberg, duke u renditur në vendin e 2-të me 11 pikë pas 6 ndeshjeve.


Në grupin J, Italia arriti me vështirësi të rrëmbente një fitore në shtëpinë e Finlandës (1-2). Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 59’ Immobile kaloi “azzurrot” në avantazh. Vendasit barazuan në të 72’ nga pika e bardhë e penalltisë, por kjo nuk mjaftoi pasi edhe Jorginho do të realizonte per italianët nga 11-metërshi, duke marrë 3 pikë që e rendisin Italinë në vendin e parë me 18 pikë pas 6 ndeshjeve.

Nga ana tjetër Greqia ka ngecur në fushën e saj pasi nuk mori më shumë se një barazim (1-1) me Litenshtenjin, duke u renditur në vendin e 5-të me 5 pikë pas 6 ndeshjeve.


Etiketa: , , , ,

Pas