Aktualitet

EURO 2020 – Franca shpërdoron pafund, Hungaria e frenon në Budapest














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:04 - 19/06/21 |
mapo.al

Nuk ka fitues në Hungari-Francë. Dueli i grupit F në Euro 2020, që u luajt në “Puskas Arena” (Budapest) të mbushur plot me tifozë vendas, përfundoi në barazim 1-1.






Franca dominoi pjesën e parë, Griezmann, Benzema dhe Mbappe kishin shanse të shkëlqyera për të shënuar, por golin e gjeti Hungaria në minutat shtesë.


Mbrojtësi Attila Fiola dërgoi topin në rrjetë dhe në shkallët e stadiumit shpërtheu festa e madhe. “Gjelat” reaguan në fraksionin e dytë të takimit dhe evituan humbjen falë rrjetës së Antoine Griezmann.







Minuta e 66-të ishte kur sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një pasim i Mbappe dhe pasiguri e mbrojtjes vendase, duke dërguar lehtësisht topin pas shpinës së portierit kundërshtar.




Kampionët e botës tentuan edhe golin e fitores, por hungarezët rezistuan mirë në minutat e mbetura dhe morën pikën e parë në Euro 2020. Franca ngjitet në krye të grupit F me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Lexo edhe :  Ja shteti i madh europian ku më shumë se gjysma e popullsisë nuk beson në fe


1


Etiketa: , , ,

Pas