Po hidhet shorti për fazën kualifikuese të Euro 2020 në Dublin, ku Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kundërshtarët. Djemtë e Kombëtares shqiptare ndodhen në vazon e katërt duke zbritur me një vazo nga shorti i kaluar ndërsa Kosova është ngjitur në vazon e pestë.
Shqipëria ndodhet në vazon e katërt së bashku me Qipron, Estoninë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Lituaninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Slloveninë me të cilat nuk mund të ndeshet.
VAZOT
VAZO 1
Angli, Holandë, Portugali, Zvicër, Belgjikë, Kroaci, Francë, Itali, Poloni, Spanjë
VAZO 2
Austri, Bosnjë Hercegovinë, Republika Çeke, Danimarkë, Gjermani, Islandë, Rusi, Suedi, Ukrainë, Uells
VAZO 3
Bullgari, Finlandë, Izrael, Irlandë e Veriut, Norvegji, Irlandë, Skoci, Serbi, Sllovaki, Turqi
VAZO 4
SHQIPËRIA, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Hungari, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Slloveni
VAZO 5
Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Ishujt Fare, Maqedoni, Gjibraltar, Kazakistan, KOSOVË, Luksemburg, Moldavi
VAZO 6
Andorra, Letoni, Lihtenshtejn, Maltë, San Marino vijon…