Anglia përmbushi parashikimet dhe fitoi me lehtësi ndaj Ukrainës, duke kaluar në gjysmëfinalet e “Euro 2020”, ku do të luajë kundër Danimarkës.
Harry Kane (2), Maguire dhe Henderson ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Gareth Southgate, që e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund.
Ukraina pësoi nga një gol në fillimin e çdo pjese dhe nuk pati forcë për të reaguar, duke i dhënë kështu fund aventurës së saj në këtë turne.