Sport

Euro 2020/ Kosovë-Bullgari,FFK publikon rregullat për në stadium














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 25/03/19 |
ro ot

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar rregullat të cilat duhet t’i ndjekin tifozët për tu futur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen, Kosovë – Bullgari.






Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë sot rrugëtimin historik për në EURO 2020, ku do të përballet me Bullgarinë. Ndeshja do të fillojë në ora 20:45, ndërsa FFK ka bërë të ditur se dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00.


Njoftimi i plotë i FFK-së për publikun para ndeshjes Kosovë – Bullgari:







Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, e cila zhvillohet, të hënën, më 25 mars, në orën 20:45, do të hapen në orën 18:00.




Ju rikujtojmë se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.



Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

Luten qytetarët që të vijnë në kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur grupet e njerzve.

Lexo edhe :  Aksidenti tragjik në Bullgari, mbërrijnë në Shkup trupat e 45 viktimave

Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë rrëmujë. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

Gjërat që nuk lejohen përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, kikirikë, lajthi, badem.

– Çadra

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera.

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzela

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.

Me respekt,

Federata e Futbollit e Kosovës.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas