Nënkampionët e botës nuk kanë arritur të marrin një fitore në fushën e Azerbaxhanit, 3 pikësh i cili do të ishte me vlerë duke parë renditjen e grupit E.
Kroatët ishin të parët që kaluan në avantazh me Modriç, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Përgjithësisht loja u kontrollua nga miqtë, me shumë presion dhe raste për gol, por pa arritur në finalizim. Surpriza erdhi në minutën 72’, kur vendasit barazuan duke e mbajtur rezultatin e tillë deri në përfundim të sfidës.
Kështu në vendin e parë në grup ndodhet Kroacia me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Hungaria me 9 pikë në 4 ndeshje.