Aktualitet

Euro 2020/ Shqipëria fitore me vështirësi ndaj modestëve moldavë






               Publikuar në : 22:36 - 11/06/19 |
mapo.al

Shqipëria arriti të triumfojë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian përballë Moldavisë me rezultatin 1-0. Ndryshe nga ndeshja e parë e humbur në Islandë, trajneri kuqezi, Reja, hodhi në fushë nga minuta e parë, pesë elementë, praktikisht gjysmën e skuadrës në “Elbasan Arena”. Mbijetuan vetëm Berisha në portë, Veseli e Ismajli në qendër të mbrojtjes, Hysaj dhe Lenjani nga krahët dhe Abrashi në mesfushë. Shancet e kuqezive për të shënuar ndaj Moldavisë ishin të shumta në pjesën e parë por përfundoi në barazim pa gola.


Pjesa e dytë nisi tepër furishëm, në minutën e 65’, Cikalleshi kaloi Shqipërinë në avantazh falë një pasimi anësor të Roshit. Emocionet arritën kulmin kur kuqezitë shënuan dhe golin e dytë falë Ylber Ramadanit në minutën e 90′. Djemtë e kombëtares arritën të fitonin këtë ndeshje pas një humbje të thellë me Islandën 3 ditë më parë.

Lexo edhe: 

Video/ “Elbasan Arena”, tifozët kuqezi me banderolën “Rama Ik”

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas