Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Andorrës në stadiumin “Estadi Nacional”, për sfidën e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”. Shqipëria u përball me një sfidë të vështirë gjatë këtyre ndeshjeve pasi me datë 22 mars u mposht nga Turqia në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Por fati u rikthye tek Kombëtarja Shqiptare në përballje me Andorrën duke e mposhtur jo lehtësisht. Goli i parë u shënua nga Armando Sadiku në minutën e 21’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Për sa u përket precedentëve të mëparshëm, mes tyre, dy ekipet kanë luajtur 3 herë: 2 fitore për Shqipërinë dhe 1 fitore për Andorrën. Shqipëria ka fituar 3- 0 dhe 1-0, ndërsa ka humbur 0- 2.
Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore.
Momenti kur Armando Sadiku shënon golin e parë ndaj Andorrës