UEFA po punon për një protokoll që do të garantojë një Europian të qetë, pa lojtarë të prekur nga koronavirusi.
Sipas “Corriero dello Sport”, UEFA po parashikon vaksinimin e 600 lojtarëve të skuadrave finaliste (25 të thirrur për secilin nga 24 finalistët), së bashku me të gjithë stafet teknike dhe zyrtarët.
Ka qenë pikërisht vatra e infeksionit që preku Italinë në eliminatoret e botërorit në fund të muajit të kaluar, që ka bërë drejtuesit e UEFA-s të reflektojnë mbi këtë çështje.
Risjellim në vëmendje se te “të kaltrit” u prekën rreth 20 persona, përfshirë stafin teknik dhe futbollistë.