Aktualitet

Euro vazhdon rënien, ja me sa u këmbye sot






               Publikuar në : 14:04 - 10/07/19 |
mapo.al

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie.


Prej një korrikut euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase. Në fund të muajit qershor, për shkak të lëvizjeve jo të zakonshme të tregut (blerje e valutës në sasi të mëdha), euro fitoi pikë duke u këmbyer në nivelin e 122.65 lekëve duke kapur nivelin më të lartë të muajit qershor. Euro preku në qershor nivelin më të ulët të dhjetë viteve kur u këmbye me 121.64 lekë, 0.2 pikë më poshtë se niveli.

Tendenca e këmbimit e monedhës së përbashkët europiane pritet të ruaj këtë ritëm me afrimin e afatit të fundit të pagesës së TVSH-së që është data 14 dhe afrimi i datës së fundit për të paguar sigurimet (data 20).

Sipas aktorëve kryesorë të tregut, në këto data monedha europiane shfaqet e dobët ndaj valutës vendase. Pritshmëritë e operatorëve në Shqipëri mbeten të ulëta edhe për muajin gusht, ku pritet që të vijnë emigrantët për pushime vjetore. Trandiocionalisht në muajin gusht, monedha e përbashkët humbet pikë ndaj lekut.

Zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. /Monitor/

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas