Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Euro zbret në 124.5 lekë, afër nivelit më të ulët të 10 viteve…

by mapo.al
16/11/2018
in Ekonomi, Kryesore
0

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e zbritur euron në 124.52 lekë gjatë ditës së sotme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, por më pas rënia u frenua, pas një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro, duke e stabilizuar kursin në raportet e këmbimit 1 euro me rreth 126 lekë.Por, që nga mesi i muajit shtator, euro iu rikthye tendencës rënëse që ndonëse e lehtë ka qenë e vazhdueshme.

Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, ka sinjalizuar tregjet se ajo nuk ka më ndër plan të ndërhyjë, pasi Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ajo ndërhyn në treg vetëm kur rrezikohet objektivi i saj kryesor, ai i ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Sipas aktorëve kryesorë në tregun e këmbimit valutor niveli i këmbimit të euros me lekun tashmë është i stabiliizuar. Monedha e përbashkët europiane ka tendencën që të zhvlerësohet me afrimin e afateve të fundit të pagimit të detyrimeve tatimore, ku në datën 14 të çdo muaji bizneset paguajnë detyrimin e TVSH dhe në datë 20 kanë afatin e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Volumet e ulëta tregtare kanë detyruar bizneset që të këmbejnë valutën për të paguar detyrimet.

Oferta për valutë, pohojnë aktorët e tregut vijon që të mbetet e lartë, ndërkohë që qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Në këto kushte pritet që presioni për nënçmimin euros të vijojë të jetë i pranishëm.

Nga 1 janari deri në 16 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 128.6 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122.8 lekë. /Monitor/

Tags: euroi uletnivelrënievite

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
‘Kam fobi njerëzit e shëmtuar’ Aurela Hoxha sqaron deklaratën që zgjoi urrejtje ndaj saj

'Kam fobi njerëzit e shëmtuar' Aurela Hoxha sqaron deklaratën që zgjoi urrejtje ndaj saj

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In