Aktualitet

Euro2020, formacionet zyrtare të ndeshjes Turqi-Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 11/06/21 |
mapo.al

Stadiumi i Romës do të jetë ai ku nis magjia e Europianit, i shtyrë me një vit, por gjithmonë një spektakël i futbollit në kontinent, që ndiqet nga e gjihtë bota.






Do të jetë një duel shumë interesant ai që hap këtë edicion, një përballje mes Italise dhe Turqisë ku padyshim skuadra italiane është favorite.


Mançini ka vendosur që në prapavijë t’i besojë dyshes Kielini-Bonuçi në qendër, duke i vendosur në krahë dyshen Spinacola-Florenci. Ndërkohë, regjia në mesfushë i besohet Barelas, ndërsa në sulm është treshja Berardi-Insinje-Imobile.





Sa i përket Turqisë, shpresat janë të dyshja Çalhanollu-Jilmaz, me këtë të fundit që ka treguar një formë të shkëlqyer në radhët e përfaqësueses në vitet e fundit.



TURQIA (4-1-4-1): Çakir; Çelik, Demiral, Sojunçu, Meras; Jukuslu; Karaman, Tufan, Çalhanollu, Jaziçi; Jilmaz.
Trajner: S. Gynesh

Lexo edhe :  Italia nis mbarë Europianin, Imobile dhe Insigne “shkatërrojnë” Turqinë


ITALIA (4-3-3): Donaruma; Florenci, Bonuçi, Kielini, Spinacola; Barela, Zhorzhinjo, Lokateli; Berardi, Imobile, Insinje.
Trajner: R. Mançini.

1


Etiketa: ,

Pas