Aktualitet

Euro 2020, Holanda “ngjallet” në fund, fitojnë edhe Kroacia e Rusia






               Publikuar në : 22:48 - 10/10/19 |
mapo.al

Holanda për pak sa nuk është përballur me një surprizë të pakëndshme në kualifikueset për Europianin e vitit të ardhshëm. Përballë Irlandës së Veriut, “tulipanët” kanë vuajtur jo pak. Vendasit u befasuan në minutën e 76-të nga një gol i Magennis, i cili ka përfituar në maksimum nga përgjumja e mbrojtjes vendase.


Pas këtij goli të pësuar, holandezët hidhen të gjithë në sulm. Aksionet e njëpasnjëshme japin fryte dhe Memphis Depay barazon shifrat në minutën e 81. Minutat në vijim dominohen nga sulmet e Holandës, në kërkim të fitores.



Por në minutat shtesë, vendasve iu buzëqesh fati. Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong përmbys rezultatin dhe kthen Holandën në epërsi 2:1. Në sekondat e fundit ka vend edhe për golin e tretë të “tulipanëve” me anë të Memphis Depay, i cili feston dopietën e tij në këtë sfidë. Pas kësaj fitoreje, Holanda ngjitet e para në Grupin C, me pikë të barabarta me Gjermaninë dhe Irlandën e Veriut, 12.

Në takimet e tjera ra në sy fitorja 9:0 e Belgjikës përballë modestëve të San Marinos. Fitore të thella shënuan edhe Kroacia e Rusia, përkatësisht ndaj Hungarisë 3:0 dhe Skocisë 4:0.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas