Aktualitet

Euro2020, luhen ndeshjet e fundit në Grupin D – Anglia mund të bëjë blofin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:32 - 22/06/21 |
mapo.al

Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocisë pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.






Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me llogari për të shmangur një përplasje ferri në raundin tjetër.


Kështu nëse Anglia fiton dhe del e para e Grupit D, është e sigurtë që do të ketë një përballje shumë të fortë në 1/8 pasi do të luajë me të dytën e Grupit F, aktualisht Gjermania ose mund të jenë edhe Franca me Portugalinë.







Pra sot do të bëhen mirë llogaritë sepse nëse del e dyta Anglia, atëherë do të përballet me të dytën e Grupit E, aktualisht është Sllovakia ose mund të jenë edhe Spanja me Suedinë.




Në takimin tjetër po në orën 21:00, Kroacia dhe Skocia duhet vetëm të fitojnë që të shpresojnë si të tretat më të mira për të avancuar më tej. Kush do të dalë e treta e pret një short i vështirë, me shumë mundësi Holanda.



Ndeshjet që luhen sot

Kroaci – Skoci

Çeki – Angli

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas