Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se, eurodeputetët janë shfrytëzuar dhe keqinformuar qëllimisht për Kodin Zgjedhor, që u miratua sot kundrejt dekretit të presidentit Ilir Meta për rishqyrtim.
Rama tha se tetë eurodeputetët e Partive Popullore, të cilët shprehën dje tronditjen rreth vendimit për të miratuar Kodin Zgjedhor, nuk kanë përse të përjetojnë një reagim të tillë, sepse bëhet fjalë për një ligj që ka kaluar njëherë në Kuvend dhe po rivotohet.
Por kundërshtia e tyre, sipas Ramës, vjen nga keqinformimi dhe shfrytëzimi i qëllimshëm nga marrëdhëniet ndërpartiake.
“Janë të tronditur ( i referohet eurodeputetëve). Por për çfarë?! Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marr vite?! Për cfarë janë të tronditur?!
Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë: kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim! Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, Kushtetuta është ndryshuar.
Venecia është i mirëseardhur, kur të vijë do e shohim dhe do hapim një diskutim nga e para nëse do të ketë nevojë. Por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik”, – u shpreh Rama.
LEXO EDHE:
8 eurodeputetë letër Ramës: Shkelët marrëveshjen e 5 Qershorit për interesin tuaj, tërhiquni