Aktualitet

Eurodeputeti Lega i drejtohet qeverisë Rama nga PE: Bëni më shumë kundër krimit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 10/12/20 |
mapo.al

Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, u shpreh në Parlamentin Europian se Shqipëria ka bërë progres, ndonëse shqetësim mbetet përmbushja e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave.



Eurodeputeti Lega tha gjatë prezantimit të draft-raportit për Shqipërinë se, qeveria Rama duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse qytetarët shqiptarë e meritojnë një progres të qëndrueshëm.


“Shqipëria ka bërë progres, por patjetër që shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së negociatave. Duhet të vazhdohet më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet bërë më shumë në këtë fushë.




Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bashkëpunoj me raportuesen për Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt BE-së”, – tha Lega.

Lexo edhe :  Miratimi i rezolutës nga PE, Meta: S’ka negociata pa zgjedhje të lira


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas