Eurodeputeti suedez, David Lega i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së.
“Liria e Shtypit është e panegociueshme për anëtarët e BE-së dhe shtetet aspirante për anëtare. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së”, shkruan eurodeputeti.
Lega ka reaguar pas vendimit të kryeministrit për të çuar në “riedukim” gazetarin Klevin Muka, duke e përjashtuar për 3 muaj nga konferencat për shtyp.