Kryesore

EuroNews: Basha kërkon që Rama të mbajë përgjegjësi për dështimin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:46 - 22/10/19 |
mapo.al

EuroNews Albania në versionin anglisht raporton se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të marrë përgjegjësinë pas dështimit të Këshillit Europian për t’i dhanë Shqipërisë një datë për hapjen e negociatave të pranimit.


“Të gjithë biem dakord se e vetmja rrugë për të ecur përpara është rruga drejt Europës”.



“Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Pa reforma serioze, që ai nuk është në gjendje t’i bëjë, dhe mungesës së vullnetit për t’i bërë, Europa do të vazhdojë të refuzojë Edi Ramën dhe ne shqiptarët do të vazhdojmë të vuajmë pasojat”.


“Një njeri i vetëm po na mban peng. Kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të marrë përgjegjësi për dështimin duke ia dorëzuar mandatin popullit shqiptar”.

“Me një qeveri të re dhe legjitime për të drejtuar procesin e negociatave, progresi është i mundur,” tha Basha.


Etiketa: , , , ,

Pas