Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Europa dhe lufta për lirinë e shtypit

by mapo.al
03/05/2021
in Aktualitet, Media
0

Liria e shtypit është një nga vlerat themelore demokratike të BE-së. Por në disa shtete anëtare ajo është gjithnjë e më tepër në rrezik. Çfarë mund të bëjë Evropa?

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin organet e shtypit me gjykime frikësuese dhe shpesh me sulme verbale abuzive,” thuhet në raport. “Kjo prirje u forcua që kurse Janez Jansa, drejtuesi i partisë së djathtë ekstreme SDS, u bë kryeministër në mars 2020 “. Ai do të marrë presidencën e radhës së BE në verë dhe frika prej problemeve politike është e madhe. Në shkurt Jansa mori një paralajmërim publik për shkak të sjelljes së tij ndaj një gazetareje nga Brukseli.



Klimë brutale për gazetarët

Mojca Pasek, redaktore e vjetër e TV Slovenia, thotë se kryeministri i kishte quajtur në twitter prostituta dy gazetare që kishin shkruar për qëndrimet radikale të djathta të partisë së Jansas SDS. Gazetaret e hodhën kryeministrin Janez Jansa në gjyq, morën të drejtë në instancën e parë, por nuk patën sukses në gjykatën e apelit. Gjykatësit vendosën që deklarata e kryeministrit nuk binte në kundërshtim me lirinë e shprehjes, liri kjo, e cila për politikanët duhet parë edhe më gjerë se për njerëzit normalë. Kryetari i gjykatës së apelit njihet si një mbështetës i Jansas.

Slowenien Mojca PasekMojca Pasek

Mojca Pasek thotë se gazetarët vuajnë nga klima brutale sepse nuk dini si të sillen. Por ajo e konsideron veten si luftëtare dhe dëshiron ta vazhdojë misionin e saj për t’i treguar publikut të vërtetën për qeverinë. Duhet të jesh profesionist, të kontrollosh të gjitha faktet dhe të mos frikësohesh, thotë ajo.

Delikat eshtë edhe raportimi mbi situatën e Agjencisë Sllovene të Lajmeve “sta”. Vëzhguesit në Ljubljanë konfirmojnë se kjo agjenci ka reputacion mjaft të mirë, është profesionale dhe e paanshme. Megjithatë qeveria i ndërpreu fondet duke dhënë si justifikim se “sta” kinse nuk përmbush detyrimet për raportimin.

BE ka një problem

“Disa nga politikanët tanë janë skandalozë dhe agresivë dhe nuk u përmbahen standardeve evropiane,” thotë studiuesi i mediave Marko Milosavljević nga Universiteti i Lubjanës. Ai konstaton një problem të gjerë për BE-në për shkak se rregullat demokratike nuk respektohen më dhe se politikanët kryesorë përdorin ose mbështesin sulmet seksiste, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. “Ne e shohim këtë gjë në Slloveni, Hungari, Poloni, Serbi dhe vende të tjera” – thotë Marko Milosavljević.

Janez Jansa und Viktor OrbanViktor Orban dhe Janez Janša

Ai i konsideron Viktor Orban, Janez Janša dhe të tjerët si “forca shkatërruese që provojnë se sa larg mund të shkojnë”. Ideologjia e tyre bie ndesh me vlerat e BE-së. Por për shkak se “ata nuk kanë marrë një mesazh të qartë kundër politikave të tyre të papranueshme dhe nuk janë sanksionuar, ata vazhdojnë dhe do të shkatërrojnë gjithçka që kemi arritur në Evropë gjatë 75 viteve të fundit”.

Marko Milosavljević beson se BE duhet patjetër të bëjë diçka për t’iu kundërvënë këtij zhvillimi, përndryshe, si BE-ja do të përfundojë në një institucion pa rëndësi si Lidhja e Kombeve para Luftës së Dytë Botërore. “Institucionet evropiane, por edhe qeveritë e tjera, duhet ta luftojnë këtë fenomen sa më shumë të jetë e mundur”, paralajmëron studiuesi i mediave Marko Milosavljević. “Sllovenia është një vend demokratik dhe kemi pasur një nivel të lartë debati politik. Shpresojmë se mund të kthehemi në këtë pikë – edhe me ndihmën ndërkombëtare”.

BE-ja ka pak hapësirë veprimi

Komisionerja e BE, Vera Jourova, përgjegjëse për lirinë e shtypit në Bruksel pranon në një intervistë me DW, se në BE nuk ka një legjislacion efektiv evropian për të mbrojtur në mënyrë efektive median.

EU Parlament I y Vera Jourova Vera Jourova

“Unë  ndodhem në një vakum, ku nuk është e lehtë të veproj me vendosmëri”. Mekanizmi i ri për sundimin e ligjit, sipas të cilit një vendi anëtar mund t’i anulohen fondet e BE-së ka vetëm një përdorim të kufizuar, sepse sipas këtij ligji, duhet të dëshmohet që ka një lidhje midis shkeljes së lirisë së shtypit dhe fondeve në fjalë – gjë që vështirë se mund të bëhet në realitet.

Komisionerja Jourova bën thirrje për më shumë kompetenca dhe është tejet e bindur se BE-së i duhen instrumente dhe rregulla të reja, sepse situata në media po përkeqësohet. Por deri sa ato të miratohen nevojitet një kohë e gjatë. /DW/

Tags: DWEuropaLiria ShtypitLufta per lirine e medias

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Koronavirusi zhduk gripin në të gjithë botën

Koronavirusi zhduk gripin në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In