Aktualitet

Europa League/ Arbitri i heq fitoren Romës, United triumfon në Beograd





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 24/10/19 |
mapo.al

Janë luajtur 13 ndeshje të Europa League (faza me grupe) dhe ka pasur disa rezultate surprizë, mes tyre Roma që përballë Borussia Monchengladbah ka barazuar në minutën e 95-të, teksa Zaniolo i kishte dhënë avantazhin me kokë në pjesën e parë.


Ka qenë penalltia e Stindl që ka vendosur barazpeshën, por penalltia ishte skandaloze, pasi Smalling e preku me kokë topin. Verdhekuqtë udhëheqin me 5 pikë, teksa Basaksehir ka mposhtur 1-0 Wolfsberger. Sukses i rëndësishëm për Manchester United, që në Beograd fiton me penalltinë e Martial në pjesën e parë.



Trondit AZ Alkmaar me gjashtë gola ndaj Astana, ndërsa ekipi tjetër holandez Feyeenord mposhtet 2-0 në Zvicër ndaj Young Boys. Sukses i papritur edhe për Ferencvaros, që ka fituar në Moskë ndaj CSKA. Barazim 2-2 mes Gent dhe Wolfsburg dhe Porto-Rangers. Fiton me përmbysje Wolves ndaj Slovan Bratislava në Sllovaki.


Besiktasi tradhëtohet nga Ljajic, duke qenë se humbi penallti ndaj Braga, ndeshje e cila përfundoi 1:2 për portugezët./ Telesport


Etiketa: , , , ,

Pas