Spektakli në futboll nuk do të mungojë as mbrëmjen e sotme, ku do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundit 1/32 të Europa League.
Ndeshjet e para që do të luhen në orën 18:55 janë: Arsenal-Bate Borisov (0-1), Dinamo Zagreb-Viktoria Plzen (1-2), Frankfurt-Shaktar (2-2), Napoli-Zuerich (3-1), Salzburg-Club Brugge (1-2), Valencia-Celtic (2-0), Villarreal-Sporting CP (1-0) dhe Zenit-Fenerbahce (0-1).
Arsenalit i duhet patjetër një fitore sot pasi ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0.
Napoli është me një këmbë në kualifikim pasi ka fitur ndeshjen e parë në fushën kundërshtare me rezultatin 1-3. Edhe Valencia po ashtu, ka marrë një fitore të pastër në fushën e Celtic 0-2.
Në orën 21:00 do të luhen sfidat: Bayern Leverkusen-Krasnodar (0-0), Benfica-Galatasaray (2-1), Chelsea-Malmoe (2-1), Dynamo Kyiv-Olympiacos (2-2), Genk-Slavia Prague (0-0), Inter-Rapid Wien (1-0) dhe Real Betis-Rennes (3-3).
Leverkusen do të vendosi gjithçka në fushën e saj, Chelsea është me një këmbë drejt kualifikimit. Edhe Interi është favorit për kualifikim megjithëse rezultati i parë 0-1 nuk është shum premtues, pasi në futboll gjithçka mund të ndodhi.