Një tjetër paraqitje e dobët e Arsenalit në Emirates, por që fatmirësisht është mbyllur mirë teksa Topçinjtë kanë përmbysur 3-2 ndaj Guimareas. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Edwards, ish-lojtari i Tottenham.
Braziliani Martinelli ka barazuar rezultatin, por vetëm pak minuta më pas Duarte ka rikthyer avantazhin për portugezët.
Pas pushimit Arsenali u hodh në sulm për të gjetur të paktën golin e barazimit dhe ia doli të përmbyste gjithçka me dopietën e Nicola Pepe. Topçinjtë mbeten në krye të renditjes së grupit F me 9 pikë ndërkohë që Frankfurt është ngjitur në vend të dytë pas fitores me St Liege.
Celtic ka përmbysur ndaj Lazios së Strakoshës duke fituar 2-1. Ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me Lazzari, por golat e Christie dhe Julien kanë përmbysur për vendasit në pjesën e dytë.