Në Nion të Zvicrës është hedhur sot shorti i i turit të dytë eliminator të Europa League, aty ku do të luajnë 5 skuadra shqiptare: Teuta, Kukësi dhe Laçi dhe ekipet e trevave shqiptare si Shkëndija dhe Renova.
Short ferri për ekipet tona, pasi Kukësi do të ndeshet me Wolfsburg, ndërsa Teuta me Granadën.
Short pak më i lehtë për Laçin, që do të përballet me Hapoel Beer Sheva të izraelit.
Ndersa për ekipet e trevave shqiptare përballjet do jenë:
Renova-Hajduk Split
Botoshan-Shkëndija
Ashtu si në raundin e parë, ndeshjet do të jenë me një takim dhe do të zhvillohen më 17 shtator.