Aktualitet

Europa League: Mason i jep fitoren United, çudia vjen nga Gjermania






               Publikuar në : 22:59 - 19/09/19 |
mapo.alm

Mason Greenwood ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë të Manchester United ndaj Astana. Rezultati final i sfidës ka qenë 1-0, megjithëse pritej që të ishte më i thellë në favor të vendasve. Solskjaer kishte bërë rotacion duke përfshirë disa lojtarë të akademisë në njëmbëdhjetëshen e ekipit, dhe në fund njëri prej tyre i ka dhënë fitoren. Trajneri e ka cilësuar si një lojtar me potencial të madh Greenwood dhe lojtari ja ka shpërblyer që i ka dhënë tri pikët Djajve në Old Trafford.


Ndërkohë Roma ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Basaksehir. Golat janë shënuar nga Dzeko, Zaniolo dhe Kluivert, ndërsa i pari ka qenë një autogol nga Caicara. Çudia ka ardhur në Gjermani ku Borusia Monchengladbach është mposhtur 4-0 nga modestët e Wolfsbergerer nga Austria. Skuadra e panjohur ka shpartalluar klubin e mirënjohur gjerman, diçka e rrallë. Edhe Wolves është mposhtur në shtëpi nga Braga me rezultatin.




Etiketa: , , ,

Pas