KMR

Europa League/ Mkhitaryan humb finalen, s’lejohet në Azerbaxhan






               Publikuar në : 13:48 - 21/05/19 |
mapo.al

Arsenal ka njoftuar zyrtarisht se Henrikh Mkhitaryan nuk do të jetë pjesë e “topçinjve” për finalen e “Europa League” kundër Chelsea.


Armenët nuk lejohen të hyjnë në Azerbajzhan për shkak se dy vendet kanë marrëdhënie të tensionuara që prej luftës në vitin 1994 në rajonin e Nagarno-Karabakh. Ishte shpresuar se për futbollistin do të gjehej një zgjidhje me ndihmën e UEFA-s, por as kjo altnernativë duket se nuk ka funksionuar.

Arsenal së fundmi ka bërë një lajmërim

“Jemi shumë të zhgënjyer të njoftojmë se Henrikh Mkihtaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën për finalen e ‘Europa League’ kundër Chelsea-s. Në kemi parë të gjithë mundësitë që Micki të jetë pjesë e skuadrës, por pas diskutimeve me futbollistin dhe familjen e tij ne morën të gjithë së bashku vendimin se nuk do të na bashkohet në Baku.

Ne kemi shkruar në UEFA për të shprehur shqetësimet tona të thella për këtë situatë. Micki ka qenë një lojtar kyç në rrugën tonë të gjatë për të arritur në finale dhe kjo është një humbje e madhe për ne. Jemi të trishtuar gjithashtu pasi lojtari do të humbasë një finale Europiane siç është kjo. Micki do të vijojë të jetë pjesë e përgatitjeve deri në ditën që ne do të nisemi për në Baku.”


Etiketa: , , , , ,

Pas