Do të luhen sot në mbrëmje në orën 21:00, katër sfidat e kthimit të vlefshme për gjysëm-finalet e Europa League.
Dueli më i fortë pritet të jetë ai mes Napolit dhe Arsenalit. Me italianët që kërkojnë përmbysjen pas asaj sfide zhgëngjyese javën e shkuar dhe Arsenalin pretendent që kërkon të dalë fitimtar nga San Paolo.
“Topçinjtë” e Londrës arritën një fitore jo të thellë sfidë e parë, patën më shumë raste për të shënuar, por pa arritur të finalizojnë duke e mbyllur me rezultatin (2-0).
Derbi spanjoll mes Valencias dhe Villareal duket se ka përfundur pasi ekipi i Marcelinos arriti një fitore të vlefshme 1-3 në fushën e kundërshtarëve. Megjithatë mbetet për t’u parë se kush do të jetë skuadra që do të përfaqësojë Spanjën në gjysëm-finale.
Chelsi luan në shtëpinë e tij kundër Slavia Prague. “Blutë e Londës” arritën të shënojnë vetëm një gol në minutat e fundit të sfidës, por sot janë të bindur se do të vulosin gjithçka për të mos i lënë vend surprizave.
Sfida e fundit është ajo mes Frankfurt dhe Benfica. Javën e kaluar dueli u kthye në një goleadë. Portugezët fituan në shtëpinë e tyre me rezultatin 4-2. Për gjermanët gjithçka mbetet e hapur, me shpresën se do të kalojnë në gjysmë-finalet e Europa League.