Europarlamentari gjerman, pjesë e PPE, Michael Gahler, ka mbajtur një qendrim të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama nisur nga dhuna e sotme, dhe prishja e paligjshme e Teatrit, siç e cilëson ai. Ai veçon që nuk u dëgjua Europa Nostra. Teatri, ishte pjesë e trashëgimisë europiane, thotë eurodeputeti. Gahler e kujton qeverinë se ka 15 kushte për të plotësuar për procesin e integrimit.
Më poshtë, postimi i plotë në FB:
Shembje e godinës së Teateit Kombëtar gjatë natës sot.
Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.
I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.