Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Europë, gazi rus kthehet mbrapsht për të gjashtën ditë me radhë

by mapo.al
26/12/2021
in Aktualitet, Bota, Ekonomi, Kryesore
0

Gazsjellësi Yamal-Evropë, që normalisht furnizon me gaz Europën Perëndimore, po e kthen tashmë atë mbrapsht drejt Polonisë për të gjashtën ditë me radhë. Njoftimin e bëri të djelën operatori gjerman i rrjetit të furnizimit, Gascade.

Matjet të dielën tregojnë se lëvizja e gazit në tubacion, e matur në pikën Mallnow në kufirin Gjermani-Poloni, po ndodhte drejt lindjes, në territorin polak, me një volum prej 1.2 milionë kilowatt në orë. Të dhënat gjithashtu tregojnë se kompania ruse e eksportimit të gazit, Gazprom, nuk kishte rezervuar për të hënën kapacitetin për tranzitin e eksportit nëpërmjet tubacionit Yamal-Evropë.

Kompania gjermane Gascade, e cila merr gazin rus dhe e transporton atë brenda Gjermanisë, është në pronësi të kompanisë WIGA, një sipërmarrje e përbashkët e Gazprom-it dhe kompanisë Wintershall DEA. Kjo e fundit është në bashkëpronësi të grupit gjerman të kimikateve BASF dhe atij rus LetterOne.

Rusia tha këtë javë se kthimi mbrapsht i gazit në tubacione nuk ishte një lëvizje politike, megjithëse përkon me rritjen e tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit mbi Ukrainën, dhe ka rritur çmimet në nivele rekord.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Gjermania po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike.

Ministria gjermane e Ekonomisë ka refuzuar të komentojë akuzat e zotit Putin.

Kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të bëra nga agjensia e lajmeve Reuters.

Të dhënat e operatorit sllovak të gazsjellësit Eustream tregojnë se kapaciteti i rrjedhës së gazit rus nga Ukraina drejt Sllovakisë, përmes pikës kufitare Velke Kapusany, ishin në 739.826 megawatt në orë, pak më poshtë se ditën e shtunë dhe shumë më pak se niveli i javëve të fundit.

Kjo rënie po balancohet me rritjen e dërgimit të gazit nga Republika Çeke drejt Sllovakisë, çka do të thotë se rrjedha nga Sllovakia drejt pikës austriake Baumgarten, vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme, krahasuar me nivelin e ditëve dhe javëve të fundit. /VOA/

Tags: Gazi rusGjermani

JU SUGJEROJME

Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë
Bota

Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë

16/05/2022
Ja “ilaçi” që ka gjetur Papa Françesku për dhimbjen e gjurit
Aktualitet

Ja “ilaçi” që ka gjetur Papa Françesku për dhimbjen e gjurit

16/05/2022
Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
Aktualitet

Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

16/05/2022
Mbyti gruan, gjykata merr vendimin ndaj vrasësit
Bota

Mbyti gruan, gjykata merr vendimin ndaj vrasësit

16/05/2022
Next Post
Broja i pandalshëm, fiton penallti dhe ndihmon ekipin të fitojë në transfertë

Broja i pandalshëm, fiton penallti dhe ndihmon ekipin të fitojë në transfertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Bombardimet ruse i marrin jetën 10 civilëve në Ukrainë
  • Ja “ilaçi” që ka gjetur Papa Françesku për dhimbjen e gjurit
  • Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
  • Mbyti gruan, gjykata merr vendimin ndaj vrasësit
  • Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In