“Europë ndihmoje Shqipërinë përpara se të bëhet Siria e ardhshme”

“Nëse demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të garantuar lirinë e zgjedhjes politike dhe funksionimin e sundimit të ligjit, shqiptarët do të hasen sërish në portat e Italisë dhe Evropës”, shkruan në gjuhën italiane për situatën aktuale në vend pedagogu dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj përshkruhet nga Agjencia më e rëndësishme e informacionit të Kishës Katolike italiane si një njeri i mbytur në dhimbje, i cili po bën thirrje për ndihmë për vendin e tij të përkulur nga korrupsioni, varfëria dhe krimi.



Shkrimi i plotë Agron Gjekmarkaj në “Sir”, përkthyer në shqip nga Mapo:

Sot në Shqipëri ekziston vetëm një potencë pothuajse absolute: ajo e kryeministrit Edi Rama. Institucionet kryesore të shtetit janë në duart e tij. Me arsyetimin e reformës gjyqësore, gjykatat janë vetëm në emër: nuk ka më dallim midis një polici, një prokurori dhe një gjyqtari. Më vjen keq që kam një qëndrim kritik ndaj vendit tim, sidomos duke folur me një agjenci të huaj, por e vërteta na bën të lirë … ndoshta.

Në gjashtë vjet të sundimit socialist, Shqipëria është bërë republika e gjelbër e kanabisit, duke u bërë, në fakt, vendi në qendër i trafikantëve të ndryshëm të drogës, shpesh të lidhur me personalitete shumë të dukshme.

Ne jemi një popullsi prej 4.2 milionë banorësh, midis të cilëve 1.5 milionë emigruan në vende të tjera. 300 mijë të tjerë u larguan në vitin 2015, duke e çuar numrin e emigrantëve në 1.8 milionë. Për një vend të tillë të vogël ky është një vetëvrasje demografike. Sondazhet e fundit ofrojnë një panoramë të frikshme, ku 60% e popullsisë së mbetur dëshiron të largohet.

Njerëzit sot vuajnë nga varfëria, papunësia, krimi, korrupsioni i përhapur dhe mbi të gjitha nga mungesa e sundimit të ligjit.

Kohët e fundit u bë publike një dosje me përgjime midis eksponentëve të afërt politikë të kryeministrit Edi Rama me ato të krimit të organizuar. Në këto telefonata flitej ndër të tjera për vota të blera dhe të shitura gjatë procesit të fundit zgjedhor, duke goditur kështu fuqishëm legjitimitetin e qeverisë. Kësaj dosje i shtohen edhe kontratat e rrugëve, të menaxhuara prej vitesh nga njerëz të afërt të kryeministrit.

Reagimi i qytetarëve të revoltuar dhe opozitës ka anuluar së fundmi një kontratë prej 30 milionë eurosh, e cila i ishte besuar një firme fantazme që llogariste një kapital të depozituar prej vetëm 80 centësh.

Studentët dhe profesorët e universiteteve publike kanë qenë për dy muaj gjendje agjitacioni të vazhdueshëm. Ata po protestojnë ndaj problemeve të ndryshme që u peshojnë çdo ditë në jetën e përditshme. Edi Rama, duke përfituar nga ky moment dhe pa përmbushur kërkesat e universitetit, ka ndryshuar 80% të ministrave, duke përkeqësuar akoma më tej cilësinë e qeverisë.

Opozita u bëri thirrje më 16 shkurt mbështetësve të saj që t’i bashkoheshin në qendër për të protestuar, por ajo që tërhoqi vëmendjen, mediatike dhe jo vetëm, ishte pjesëmarrja e më shumë se 60 mijë shqiptarëve, të cilët janë pjesë e një vendi me popullsi pothuajse të përgjysmuar ku vret gjithnjë e më shumë arroganca e pushtetit dhe korrupsioni. Protesta u pasua me vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të mos marrë më pjesë në Parlament. Ndërkohë që, të enjten (21 shkurt) do të ketë sërish një protest. Thënë shkurt, situata paraqitet tejet komplekse.

Dhe në qoftë se demokracitë evropiane nuk ndërhyjnë për të siguruar lirinë e zgjedhjes politike, për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës, për të siguruar se shoqëria shqiptare do ta mposhtë korrupsionin qeveritar, do të krijohet sërish rasti i Shqipërisë në portat e Italisë dhe Evropës dhe ne do të jemi refugjatët e ardhshëm.

Ne kemi nevojë për ndihmën reale të Evropës për të jetuar si qytetarë evropianë në Shqipëri dhe jo nëpër Evropë si emigrantë dhe si mish për “gojën zgjedhore” të populistëve të rinj. Ne jemi evropianë, jo macet e zeza të Evropës. Na ndihmoni të ruajmë lirinë nga pashallarët otoman që na sundojnë e përqeshin.

Linku i lajmit në origjinal:

L’Europa aiuti l’Albania prima che diventi la prossima Siria

/Gazeta Mapo/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252