Aktualitet

Europiani U21, sot gjysmëfinalet Gjermani-Rumani dhe Spanjë-Francë






               Publikuar në : 12:42 - 27/06/19 |
mapo.al

Luhen sonte ndeshjet gjysmëfinale të Europianit U21. Gjermania do të ketë përballë surprizën e këtij kompeticioni, Rumaninë, të cilët në grupe mundën me shifra të thella Anglinë dhe Kroacinë, si arritën t’i merrnin pikë edhe Francës. Gjermania vjen favorite në këtë takim pasi arritën të renditeshin të parët në grup me 10 gola të shënuar në tre takime dhe vetëm tre të pësuar.


Ata shënuan fitore tenistike 6:1 ndaj Serbisë, 3:1 ndaj Danimarkës, ndërsa me Austrinë u ndalën në barazim 1:1. Sfida tjetër është gjithashtu emocionuese me Spanjën dhe Francën që do të luajnë për një biletë në finalen e madhe të të “vegjëlve”.

Spanja humbi ndeshjen e parë në grup përballë Italisë me shifrat 3:1, por fitoi dy ndeshjet e tjera ndaj Polonisë dhe Belgjikës, duke marrë vendin e parë. Ndërsa “axurrët” u eliminuan falë “biskotës” Francë-Rumani e cila përfundoi 0:0, një pikë e vlefshme për të dyja ekipet që nxori jashtë kompeticionit Italinë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas