Sytë e mbarë shqiptarëve do jenë sot në mbrëmje në Paris, ku do hidhet shorti për grupet e Europianit.
Shqipëria ia ka dalë për herë të parë në histori të jetë në një turne të madh futbollistik.
Ndërkohë që Shqipëria cilësohet si një kundërshtar i lehtë, Eurosport sjell në prag të shortit këtë shkrim:
Karl May shkroi në vitin 1892 historinë e tij të udhëtimit “Përmes vendit të shqiptarëve”.
Shqiptarët është sinonimi për banorët e Shqipërisë, që u bënë më të njohur edhe nga romanet e May.
Në futboll, ekipi kombëtar shqiptar ka qenë për dekada të tëra një ekip, të cilit i merren kollaj pikët nga ekipet e mëdha- edhe Gjermania.
Por prisni, në një rast ekipi kombëtar gjerman ka pasur një përvojë të pakëndshme me 11—shen e Ballkanit.
Rezultati 0-0 më 17 dhjetor të vitit 1967 njihet edhe si “Turpi i Tiranës” në analet e futbollit gjerman.
Nënkampionët e botës humbën finalet.
Megjithatë trajneri Helmut Schoen mbeti në detyrë, pavarësisht dështimit të parakohshëm.
Por ia vlejti pasi saksoni i gjatë e nxori Gjermaninë të tretën në Botërorin e vitit 1970, kampione në Europianin e vitit 1972 dhe kampione bote në Botërorin e vitit 1974.
Për Europianin e vitit 2016, Shqipëria u kualifikua me mjaft besim, duke dalë të dytët në grup me 14 pikë, pas Portugalisë me 21 pikë.
Shqiptarët lanë pas madje Danimarkën (12 pikë), fituese e Europianit 1992.
Shqiptarët morën edhe një fitore 1 me 0 në Portugali kundër Cristiano Ronaldo-s dhe shokëve të tij.