ShowBizz

Eurovision 2019/ Jonida Maliqi: RTSH s’më ka dhënë lekët!






               Publikuar në : 11:18 - 11/07/19 |
mapo.al

Jonida Maliqi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2019, ka deklaruar se ende nuk i ka marrë paratë që i takojnë nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). E ftuar në emisionin “Treshat”, këngëtarja është shprehur më tej se është informuar në lidhje me pagesën nga kolegët e saj.


“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”-ka thënë ajo, duke bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga paratë që i takojnë.



Por kjo nuk është hera e parë që Jonida Maliqi shfaq pakënaqësi ndaj RTSH-së. Ajo u shpreh në shkurt, në një intervistë për “City Radio”, se fondet për performancën e Shqipërisë në Eurovision ishin të pamjaftueshme dhe se pikërisht për këtë arsye i është dashur të trokasë në dyert e sipërmarrësve shqiptarë për të siguruar të ardhura.

Kujtojmë se Jonida Maliqi u shpall në dhjetor fituese e Festivalit të Këngës me “Ktheju Tokës”. Ndërsa në maj, ajo e interpretoi këngën në Eurovision Song Contest dhe u pozicionua nga shtetet pjesëmarrëse në vend të 18-të.


Etiketa: , ,

Pas