Britanikët u renditën në vendin e 24 në Eurovizion.
Zhgënjimi i tyre po vazhdon, por sivjet ata pësuan edhe një incident.
Këngëtarja SuRie po performonte kur nje protestues u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin.
“Për nazistët e medias britanike, në kërkojmë liri,” tha ai.
Këngëtarja britanike mbeti 20 sekonda në skenë duke përplasur duart pa mikrofon.
Personi që kreu incidentin thuhej se e kishte bërë edhe më parë diçka të ngjashme.
BBC raporton se këngëtares iu dha mundësia të këndonte sërish këngën e saj, por ajo nuk pranoi.