Moderatorja sportive Eva Murat, e ftuar në emisionin “Thumb” ka folur për profesionin e saj, por nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese për debatin në distancë mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos.
“Do marr vetëm shembullin e shtetit fqinj ku nuk është shumë e rëndësishme nëse ti e ke hapur dekoltenë apo jo, por është e rëndësishme ajo çfarë thua e çfarë transmeton. Barbara Durso është 50 vjeç dhe sërish del me dekoltenë te goja. Nuk më pëlqen fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e njërit prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda ndoshta kishte mundësi ta tregonte veten pak më mirë në këtë drejtim, por gjithsecili e zgjedh vetë atë se çfarë do të thotë”, u shpreh Eva.
E pyetur më tej nëse mendon se Ilda është vulgare, Eva u shpreh: “Mendoj se edhe sheqeri i tepruar, akullorja e tepruar, edhe gjërat më të ëmbla, të mira të mundshme, kur bëhen shpesh, kur bëhen gjithmonë, bëhen disi jo vetëm të mërzitshme, por do thoja se bëhen edhe pjesë e personalitetit tënd. Kështu që nëse del pesë herë nga pesë herë që ti del në televizion me dekolte, atëherë dekolteja është pjesë e jotja. Nëse del njëherë po, njëherë jo, alternohesh, atëherë jo është pjesë e etikës”.
Ilda ndër të tjera ka rrëfyer se shpeshherë është ndjerë e paragjykur kur ka nisur punën në ekran.
“I kam ndjerë paragjykimet sepse ekziston një steriotip disi i keq i prezantuesve sportive. Janë tipike vajza velina që duan patjetër hapësirën e tyre në ekran, duan të duken. E në fakt unë, ashtu siç ka edhe prezantuese të tjera që po përpiqen ta ndryshojnë këtë gjë. Po përpiqen të thonë se vajzat në sport nuk janë aty vetëm për bukuroshe, vetëm për të plotësuar emisionin, por janë aty për të thënë vërtetë fjalën e tyre. E sigurisht që shembuj ka plot si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera”, tha më tej moderatorja e sportit.