Bota

Evropa ashpërson masat kufizuese kundër koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 24/10/20 |
mapo.al

Disa vende të Europës Lindore vendosën sot kufizime të tjera në vazhdën e pjesës tjetër të kontinentit, ku epidemia e COVID-19 tani ka shkaktuar tashmë vdekjen e 10 000 personave në Gjermani dhe ka prekur më shumë se një milionë në Francë.



OBSH-ja ka ngritur alarmin. “Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.


Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, tha Tedros në një konferencë për shtyp.



Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.

Lexo edhe :  Po fshihen vdekjet nga koronavirusi? Ja përgjigjja që jep mjeku Tritan Kalo



Etiketa: , ,

Pas