PERDITESUAR: IPR Marketing, në bashkëpunim me televizionin Ora News, kanë kryer një exit-poll për zgjedhjet vendore.
Exit-poll është kryer prej orës 07:00 deri në orën 16:00.
Sipas tij nga votimi i sotëm fituesit janë këta kandidatë:
Në Shkodër sipas exit-pollit deri në orën 16:00 fituese është Voltana Ademi me 51 deri në 55 përqind të votave, ndërsa Bazhdari me 41-45 përqind të votave.
Në Durrës fituesi është Vangjush Dako me 50-54 përqind, e ndjekur nga Grida Duma me 46-50 përqind.
Në Tiranë fituesi është Erion Veliaj me 50,5-54,5 përqind, ndërsa Halim Kosova është 38 me 42 përqind.
Bojaxhi me 4 deri në 6 përqind, Sazan Guri 0,5 deri në 2,5 përqind, ndërsa Tafaj deri në 1 përqind.
Kujtojmë që exit-polli bazohet në rezultatet e nxjerra deri në orën 16:00.
***
Ndërkohë në rezultatet e exit-pollit të orës 18:00 flitet për një thellim të rezultatit në Shkodër dhe Durrës.
Kështu Voltana Ademi ka shkuar në 52-56 përqind, ndërsa Bazhdari ka rënë në 40-44 përqind.
Rënie të lehtë ka edhe Grida Duma me 45,5-49,5 përqind, ndërkohë Dako ka shkuar në 50,5-54,5 përqind.
Në Tiranë ka ndryshime të lehta ku Veliaj ka rënie të lehtë, ndërsa Kosova nuk lëviz.
Veliaj ka shkuar në 50-54 përqind, Kosova në 38-42 përqind, ndërsa Bojaxhi ka shkuar në 4-7 përqind.