Aktualitet

ExitPolls/Ukrainë, Partia e Presidentit fiton zgjedhjet parlamentare






               Publikuar në : 09:18 - 22/07/19 |
mapo.al

Partia e Presidentit Volodimir Zelensky, “Shërbëtorët e Popullit” ka fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas të dhënave paraprake (exit polls) ai ka marrë 43.9 përqind të votave.


Pikërisht tre muaj pasi mori një fitore në zgjedhjet presidenciale, Zelensky ka siguruar kontrollin e parlamentit. Rreth gjysma e parlamentit të Ukrainës zgjidhet në këto votime (mazhoritar). Pjesa tjetër (199 vende) nga gara individuale e kandidatëve.

Nëse partia e Zelenskit është e suksesshme në garat lokale, ajo mund të formojë një shumicë të vetme dhe nuk do të kishte nevojë të formonte një koalicion me partitë e tjera. Për këtë, do të duhet të fitojë 226 vende në parlament.

Parti opozitare (pro ruse) “Për jetën” mori vendin e dytë me mbështetje prej 11.5 për qind tw votave, sipas Exit Polls.

Partia e ish-Presidentit Petro Poroshenko renditet në vendin e tretë me 8.9 përqind të votave. Partia Julia Timoshenko duket se ka marrë vetëm 7.6 përqind të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte 49.53 për qind.

Presidenti nё mbrёmjen e sё dielёs nuk e fshehu entuziazmin. “Sot ekipi ynё mund tё ҁlodhet, por vetёm pak, sepse nesёr duhet tё punojmё.”

Selenskyj qysh pёrpara zgjedhjeve presidenciale pati bёrё tё qartё, se ai ёshtё kundёr njё koaliconi tё partisё sё tij me pёrfaqёsuesit e qeveisё paraardhёse. Ai thotё, se do tё dёshironte ti ndryshonte fytyrën Ukrainës./Mapo.al


Etiketa: , , ,

Pas