Sport

‘F1’ në Brazil/ Hamilton fiton garën; Mercedesi, titullin e Konstruktorëve





               Publikuar në : 21:04 - 11/11/18 |
mapo.al

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.


Britaniku fitoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.



Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeClerc arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij.


Vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një garë për të mbyllur sezonin, skuadra Mercedes ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për Konstruktorë.


Etiketa: , , , ,

Pas