Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fabi i “Produkt 28”:Krijuesit e muzikës të mos thonë këtë do populli

by ro ot
04/05/2019
in Aktualitet, ShowBizz
0

Intervistoi: Mirgen Çela

Disa e njohin si moderator i ditëve të sotme, e disa të tjerë e kujtojnë si Fabi i “Produkt 28”. Plot talent dhe vizion e nisi karrierën muzikore shumë vite më parë. Edhe pse pas 10 vitesh që “Produkt 28” si grup nuk ka krijuar më asgjë, ende mbahet mend. Fabian Basha është ndër personat publikë më të dashur dhe pas kaq kohësh pauzë, tregon se tregu artistik ka ndryshuar shumë, por nga ana tjetër mbetet fakti qe duke qenë treg relativisht i vogël në Shqipëri, me shumë pak gjëra mund të bëhesh influent, shprehet ai. Në një intervistë për Gazetën MAPO, Basha tregoi fillimet e tij, vështirësitë në karrierë si dhe ekskluzivisht për MAPO foli mbi projektet muzikore që priten prej tij në të ardhmen.



Të gjithë ju njohin si Fabi i “Produkt 28”, si ndiheni nga ky fakt?

Krenar pasi që të tre kemi qenë pjesë e një grupi muzikor që edhe pas 10 vitesh që nuk krijon, ende mbahet mend. Kjo tregon se mbase i kemi bërë gjërat siç duhet.

Cilat ishin vështirësitë në fillimet e karrierës suaj?

Ne fakt vështirësi nuk është se mbaj mend shumë, me kalimin e kohës gjërat negative kanë tendencën të harrohen dhe në fund të mbetet një kujtim shumë i bukur, sidomos nga vitet e para. Vetë procesi i krijimit ka qenë fantastik dhe energjia që derdhej në materialet tona ishte vërtet pjesa më e bukur. Absolutisht që dhe ne kemi pasur vështirësitë tona, por janë gjëra të kaluara të cilat nuk ia vlen të përmenden, (sabotime të vogla, “shkopinj nën rrota” etj.), por e rëndësishmja ishte që ne kishim bashkëpunëtorë fantastikë, të cilët gjithnjë na kanë përkrahur. Dr. Flori ka qenë në absolut, njeriu që na ka ndihmuar në çdo sens dhe Shpëtim Saraçi i cili na ka ndihmuar të kthejmë çdo ide tonën në tinguj, të cilët edhe sot e kësaj dite i rezistojnë kohës.

Pse “Produkt 28” nuk vazhdon të jetë në treg, ç’ndodhi mes jush ose me ju?

“Produkt 28” thjesht mori një pauzë. Pastaj jeta na tërhoqi gjithsecilin në drejtimet tona. Nga të tre ne, Albani ka qenë personi që ka mbetur më në kontakt me muzikën ndërsa Turjan Hysko dhe unë vazhduam karrierën në drejtim tjetër.

Sa e vështirë është të jesh pjesë e tregut në Shqipëri?

Sot tregu ka ndryshuar shumë, duhen shumë kontakte dhe shumë para, si dhe mbi të gjitha një prezencë për mendimin tim e tepruar në rrjetet sociale. Por nga ana tjetër, mbetet fakti që duke qenë treg relativisht i vogël, me shumë pak gjëra mund të bëhesh influent.

A vlerësohet muzika në vend? Çfarë duhet të ndryshojë?

Mendoj se publiku e vlerëson muzikën. Publiku shqiptar ka treguar kohë pas kohe që e vlerëson të bukurën dhe di t’i japë vendin që i takon një artisti të mirë. Mendoj që ajo që duhet të ndryshojë është mentaliteti i krijuesve, të mos fshihen më pas asaj shprehjes “këtë do populli”, por të guxojnë dhe të ofrojnë produkte të cilat ia vlen të dëgjohen dhe blihen.

A i keni arritur pritshmëritë tuaja?

Mendoj se kemi qenë aktivë në treg në një periudhë vërtet të bukur, ne fokusin gjithnjë e kishim te krijimi dhe jo te jehona në publik. Mendoj se ia kemi arritur të shprehim ato që donim, një krijues vetëm kaq ka në dorë, pjesën tjetër, (suksesin), e ka në dorë publiku ta vlerësojë.

Çfarë është për ju muzika, po moderimi? Në cilën prej tyre ndiheshit më mirë?

Janë gjëra totalisht të ndryshme. Të them të drejtën nuk mendoj se jam personi më adapt për moderim pasi jam pak i ndrojtur si natyrë, por vetë kjo më solli një sfidë të re të cilën e pranova me kënaqësi. Muzika ama do ketë gjithnjë një vend të veçantë për mua, është e vetmja fushë ku vërtet arrij të shprehem lirshëm.

Si e kujtoni të kaluarën? Nëse do të ktheheshit pas në kohë çfarë do të ndryshonit?

Asgjë! Vërtet jam i lumtur me jetën time deri tani dhe çdo veprim i imi ka sjellë si rezultat këtë person që jam sot, mendoj se çdo dështim ose sukses duhet përqafuar si eksperiencë nga e cila ti nxjerr mësime për të zhvilluar një version më të mirë të vetes.

Tashmë dhe prind i dy fëmijëve, si ndiheni?

Të jesh prind nuk është një ndjenjë që mund të përmblidhet në fjalë, është një eksperiencë e cila zbulohet ditë pas dite. Një udhëtim emocional i cili nuk ka fund, sidomos me dy mistreca si Liam dhe Tristan.

Doni që dhe fëmijët tuaj t’ju pasojnë në rrugën që keni ndjekur?

Do uroja për fëmijët e mi që të kenë një formim emocional të plotë dhe për mendimin tim muzika është një domosdoshmëri në këtë drejtim, qoftë dhe sikur të këndojnë për qejf në dush.

Duke qenë se dhe ju jeni i ri, çfarë këshille do t’ju jepnit të rinjve të cilët largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria?

Largimi i të rinjve është një plagë e shoqërisë sonë, një vend pa rini nuk ka të ardhme. Secili ka arsyet e veta për t’u larguar dhe për të kërkuar të ardhmen në një vend të huaj, por për mendimin tim me pak besim dhe punë gjërat mund të ndryshojnë, nëse të rinjtë vazhdojnë të largohen atëherë vërtet nuk ka më shpresë.

Çfarë pritet së fundmi nga Fabi?

Së fundmi po ndërtojmë një studio të re produksioni audio, e cila sjell shumë sfida në vetvete, në të ardhmen e shoh veten shumë më të angazhuar në muzikë dhe mbase në projekte të reja televizive, ama nuk do doja të prishja surprizat. E vetmja gjë që mund të them është: Mbani veshët hapur.

Tags: Fabian BashaMirgen ÇelaNga Mirgen ÇelaProdukt 28

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Basha tregon me video live, pritjen që po i bëhet në Lezhë

Basha tregon me video live, pritjen që po i bëhet në Lezhë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In