“Duhet të qendrojmë në shtëpi. Policia mund të vijë këtu në çdo kohë për të matur temperaturën dhe, mbi të gjitha, për të verifikuar se jemi në shtëpi. Nëse keni temperaturë ju largojnë menjëherë”.
Këto janë fjalët e Fabio Cannavaro-s, trajner i Guangzhou Evergrande, në lidhje me urgjencën e Coronavirus, ne intervistat dhënë për mediat sportive italiane.
“Kur të kalojmë periudhën e karantinës, ata do të kryejnë analiza të reja dhe do të na sigurojnë një lloj pasaporte që të mundemi të qarkullojmë. Këtu arritën të luftojnë koronavirusin dhe nuk duan të infektohen përsëri -, shpjegon kapiteni i kampionit botëror të Italisë 2006.
Tani gjendja është pothuajse normale. Mund të shihni njerëz në tarraca, restorante, pa maska.
Një muaj më parë nuk keni parë një njeri në gjiro, shton kampioni. “Një ditë, duke shkuar në qendrën e trajnimit, unë nuk kam parë asnjëri të vetëm nëpër rrugë, vetëm policinë dhe ambulancat.
Në Kinë, ata e mposhtën pandeminë, sepse ndiqnin udhëzimet e autoriteteve, ata i bënë të gjitha së bashku. Të gjithë qendruan në shtëpi. Kjo është e vetmja gjë për të bërë”.
Cannavaro, tani mendjen e ka në Itali, ku jetojnë të gjithë të dashurit e tij, me përjashtim të vëllait të tij Paolo, që e ndjek atë në aventurën Guangzhou.
“Gruaja dhe fëmijët e mi janë në Napoli, edhe prindërit e mi. Babai im zemërohet kur motra ime i sjell disa ushqime dhe i lë në derë, por është mënyra më e mirë për t’i treguar atyre dashurinë, sepse virusi është shumë i rrezikshëm sidomos për të moshuarit. Në Kinë të gjithë kanë qenë shumë të disiplinuar. Kampionati? “Shpresojmë të fillojmë përsëri në maj, për fat, në skuadrën tonë nuk kemi pasur raste pozitive, te prekur, si ekip”.