Sport

“Fabio Capello është një plehrë, më shkatërroi karrierën”






               Publikuar në : 13:24 - 04/09/19 |
mapo.alm

Fabio Capello është absolutisht një plehrë. Ai i shkaktoi dëme katastrofike karrierës sime. Në futbollin anglez u pagua dorëlëshuar për ta bërë këtë”. Kjo është akuza e fortë që bën Michael Owen për ish-trajnerin e tij te “Tre Luanët”, në kohën e të cilit i dha lamtumirën e hidhur kombëtares. Trajneri italian e drejtoi Anglinë midis viteve 2008 dhe 2012, duke e mbyllur këtë eksperiencë me dështim tronditës, i mundur 4-1 nga Gjermania në raundin e parë të eliminimit direkt të Botërorit 2010.


Owen u tërhoq nga kombëtarja pasi kishte shënuar 40 gola në 89 ndeshje. Ai beson se Capello ishte arsyeja e pensionimit të tij. “Sapo erdhi si trajner i ri i Anglisë, Fabio mendoi se duhej të ndryshonte diçka, – shkroi Owen në autobiografinë e tij. – Dhe ky ndryshim doli të bënte shembull Michael Owen. Jo vetëm shkurtoi një karrierë të fituar me vështirësi, por nuk më dha absolutisht asnjë sqarim. 



Capello përfundoi si një nga trajnerët më pak efekasë të Anglisë ndonjëherë. Ai ishte absolutisht një plehrë. E përsëris, sipas mendimit tim, Fabio Capello më shkaktoi dëme katastrofike në karrierë, ashtu siç i bëri futbollit anglez në përgjithësi. Dhe u pagua mjaft për ta bërë këtë”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas