Aktualitet

Fabrika riciklon mbetje shtazore, banorët në Lezhë ngrihen në protestë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 25/02/20 |
mapo.al

Në ish- zonën industrial të Lezhës,  një fabrikë përpunon mbetjet me origjinë shtazore.Aroma që lëshohet në ajër është e padurueshme, gjë e cila ka sjell dhe protestën e banorëve përreth zonës.Prej 2 muajsh fabrika vazhdon  punën e pashqetësuar,  pavarësisht  ankesave të tyre.


“Aroma është e ndyrë. Nuk mund të përballohet jeta në oborret tona” thotë një banor aty pranë.


Ata theksojnë se po dëmtohet dhe shëndeti i tyre.


Jemi të rrezikuar deri në vdekje, kam vjellë sa hënga bukë’ shprehet një tjetër.


Për këtë cështje ata kanë depozituar dhe një ankesë në institucionet përgjegjëse por nuk kanë marr asnjë përgjigje.

Në mbështetje të tyre ka dal dhe eksperti i mjedisit, Sazan Guri që ngre disa pyetje për lejen e marrë nga sipërmarrësit e kësaj fabrike.

Edhe protesta, edhe ballafaqimi, por edhe ulja në tryezë me pronarin si e ka marrë këtë leje. A ka një studim mjedisor?”, tha Sazan Guri.

Mësohet se pas protestës, banorët janë kontaktuar nga administrator i fabrikës dhe ditën e enjte do të takohet me ta për të dhënë sqarime në lidhje me mënyrën e përpunimit të mbetjeve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas