Aktualitet

FaceApp, akses në të dhëna?/ Senatori amerikan: Të hetohet nga FBI!







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 18/07/19 |
mapo.al

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka kërkuar që FBI të hetojë aplikacionin “FaceApp”, duke shprehur shqetësimin ndaj mundësisë që të dhënat personale të qytetarëve t’i shkojnë Rusisë. Këtë të fundit, Schumer e ka cilësuar në letrën e postuar në rrjetin social Twitter “një fuqi të huaj armiqësore”.


“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”-shprehet mes rreshtash Chuck Schumer.


Risjellim në vëmendje se kompania e aplikacionit “FaceApp” që e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë, u shpreh se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna.



“Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit”-tha përmes një deklarate kompania “Wireless Lab”.




Etiketa: ,

Pas