Teknologji

Facebook blen edhe faqen e internetit GIF








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 16/05/20 |
mapo.al

Kompania “Facebook Inc” është duke blerë “Giphy” (GIF), një faqe interneti për imazhe të animuara, shumë popullore. Lajmërimi u dha nga vetë Facebook-u në një postim në faqen e tij.


Shuma e blerjes nuk u deklarua, por sipas faqes së lajmeve në internet “Axios” është rreth 400 milionë dollarë. Kompanitë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, thotë “Reuters”.


Njoftimi vjen në një kohë kur rrjeti më i madh i mediave sociale është nën kontroll nga rregullatorët për shqetësimet e antitrustit.



“Njerëzit do të jenë akoma në gjendje të ngarkojnë GIF; zhvilluesit dhe partnerët API do të vazhdojnë të kenë të njëjtën qasje në API të GIPHY. Edhe komuniteti krijues i GIPHY do të jetë akoma në gjendje të krijojë përmbajtje të shkëlqyera”, tha Vishal Shah, nënkryetari i produkteve në Instagram.


Sipas Facebook, 50% e trafikut të Giphy-it vjen nga aplikacionet e Facebook-ut dhe të Instagram-it.


Giphy do të bëhet pjesë e Instagram-it, faqja për ndarjen e fotografive në pronësi të Facebook.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas