Aktualitet

Facebook ‘censuron’ Trump, heq njoftimet në faqen e presidentit ku thuhej ‘Voto sot!’








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:58 - 28/10/20 |
mapo.al

Gjiganti teknologjik Facebook ka bllokuar katër reklama në faqen e presidentit amerikan Donald Trump, në dy prej të cilave nënkuptonin se kishte ardhur Data e Zgjedhjeve. Njoftimet e kreut të Shtëpisë së Bardhë shkruanin “Voto sot!” dhe dy prej tyre përmbanin frazën “dita e zgjedhjeve është sot!”


Zyra e shtypit të Facebookut ka reaguar për rastin duke thënë se i hoqi reklamat sepse shkelnin politikat e saj të reklamave, por nuk specifikoi se cilat politika ishin thyer saktësisht.


Të martën e 27 Tetorit Facebooku njoftoi ndalimin e çdo reklame politike në rrjet, dhe kjo për shkak të politikave të Facebookut për të mos ndërhyrë në preferencat e votuesve.



Insitiucione të rëndësishme amerikane i kanë rënë kambanave të alarmit për dyshimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet amerikane.


Këto politika, argumentojnë drejtuesit e gjigantit teknologjik, janë të drejtuara drejt “mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve duke luftuar ndërhyrjet e huaja, dezinformimin dhe cytjen e votuesve”.

Lexo edhe :  Trump kërkon rinumërim në Xhorxhia - Gjykata rrëzon padinë për Pensilvaninë

Mediet amerikane bëjnë me dije se sa i përket reklamave të hequra nga faqja e presidentit, ato kishin më së shumti në shënjestër përdoruesit e rrjetit social në Xhorxha, Florida dhe Arizona – shtete me prirje për republikanët që demokratët shpresojnë t’i sfidojnë.

Gjiganti teknologjik ka sanksionuar tashmë një ndalim shtatë-ditor për çdo reklamë të re politike deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.


Etiketa: , , ,

Pas